NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP-KLSH nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi 

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi, me qëllim krijimin e një bazë të dhënash për raste të dyshuara korruptive në administratën publike.

Në ceremoninë e zhvilluar sot (e Premte-02.03.2012), Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla dhe Kryetari i KLSH, z. Bujar Leskaj, shprehën impenjimin për koordinimin ndërinstitucional për ndëshkimin e zyrtarëve që abuzojnë me pushtetin publik.

Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Llalla, e cilësoi Marrëveshjen si një moment shumë të rëndësishëm në aktivitetin ndërinstitucional. “Dokumenti i firmosur sot është një mekanizëm më shumë në luftën kundër korrupsionit, pasi dy institucionet kanë një bazë të dhënash mbi raste të dyshuara të abuzimit me pushtetin publik. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të krijohen lehtësira të mëdha për shkëmbimin e informacionit në një kohë shumë të shpejtë, e cila do të shoqërohet me efikasitet të lartë dhe forcë goditëse më të madhe“.

Z. Llalla, në fjalën e tij, shprehu gjithashtu vlerësimin për ndryshimet në Kodit Penal, miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilat parashikohet edhe marrja nën përgjegjësi penale të “personave të lidhur” me zyrtarët deklarues në rast të refuzimit për deklarim apo deklarimit të rremë të pasurisë. “Nëpërmjet këtij ndryshimi, ILDKP-së i shtohen kompetenca të mëdha për zbulimin e rasteve të pasurimit të padrejtë nga ana e zyrtarëve, duke iu prerë rrugët për kalimin e të ardhurave të krijuara në mënyrë abuzive tek familjarë apo persona të afërt me taKy ndryshim ndodh pikërisht pak ditë para 31 Marsit, i cili është limit kohor ligjor për deklarim të interesave periodike/vjetore për vitin 2011Kjo është një risi shumë e rëndësishme në aspektin ligjor penal në Shqipëri, e cila shumë shpejt do të japë frytet e saj pozitive“.

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Leskaj, në fjalën e tij theksoi rëndësinë veprimit ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit, si edhe u shpreh se “sot po formalizojmë një marrëveshje, e cila tashmë ka nisur të aplikohet në praktikë. Mendojmë se ka çështje konkrete që kanë nevojë për kontroll ndërinstitucional, me qëllim efikasitetin në luftën kundër konfliktit të interesave e fshehjes së pasurisë dhe, në përgjithësi, kundër veprimeve abuzive të zyrtarëve me pushtetin publik”.

Albi SERANI 

 _______________________ 

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN