+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP gjobit 48 të zgjedhur vendorë për vonesa në deklarimin e pasurisë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) vendos masë administrative “gjobë” për “vonesë në deklarim” ndaj 48 drejtuesve të pushtetit vendor, nga të cilët 27 janë kryetarë të rinj dhe 21 janë ish-drejtues, të larguar nga funksioni pas zgjedhjeve lokale të Majit 2011.
Gjatë periudhës Korrik-Gusht 2011, ILDKP ka qenë aktiv në njoftimin për detyrimin ligjor për deklarim, si edhe në ofrimin e asistencës ligjore për zyrtarët të rinj mbi mënyrën e plotësimit të formularit të interesave private.
Pavarësisht angazhimit maksimal të institucionit, nga rakordimet e kryera në Regjistrin Themeltar të ILDKP, rezulton se disa nga të zgjedhurit vendorë nuk kanë respektuar afatet kohore për dorëzimin e deklaratës së pasurisë; brenda 30 ditëve nga marrja e detyrës për të zgjedhurit e rinj dhe brenda 15 ditëve pas largimit nga funksioni për ish-drejtuesit vendorë.
Për këtë arsye, në bazë të nenit 44/1/c të ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë”, ILDKP vendosi masën administrative “gjobë” në shumën 25.000 lekë ndaj zyrtarëve sipas listës bashkëngjitur.
Ndërkohë, ILDKP po vazhdon verifikimet dhe për çdo rast tejkalimit të afatit ligjor për dorëzimin e deklaratës së interesave private do të aplikohen sanksionet ligjore.
Paralelisht me monitorimin e procesit të deklarimit të pasurisë, ILDKP ka nisur kontrollin për të dhënat e vetëdeklaruara nga ana e drejtuesve të rinj të pushtetit lokal. Brenda afateve proceduriale administrative, Inspektorati i Lartë do të verifikojë përputhjen e pasurive të deklaruara nga zyrtarët e rinj vendor me burimet e krijimit të tyre.

Albi SERANI
_______________________________________
PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR PER DEKLARIMIN “PARA FILLIMIT TE DETYRES”

1 ABEDIN GJINI / LEKAJ, KAVAJE

2 AGRON DEMUSHI / BASHKIA BAJRAM CURRI, TROPOJE

3 ALEKSANDER CELA / DARDHAS, POGRADEC

4 ARQILE MEKSHI / ZAGORIE , GJIROKASTER

5 BAJAZIT KORRIQI / BASHKIA PERRENJAS, PERRENJAS

6 BARDHYL GJYZELI / BASHKIA.KUCOVE,  KUCOVE

7 BEHAR HAXHIU / MILOT, KURBIN

8 BESNIK BRAHIMI / BERDICE, SHKODER

9 BUJAR IBRAHIMI / QENDER-PISKOVE, PERMET

10 FADIL KAPLLANI BOGOVE SKRAPAR

11 GEZIM DHIMA / MBROSTAR, FIER

12 GILBERTO JACE / BASHKIA PERMET, PERMET

13 GJERGJI DOCI / DAJC, LEZHE

14 GJON BARDHI / BASHKIA FUSHE , FUSHE KRUJE

15 HRISTO DUCI / DROPULL I SIPERM, GJIROKASTER

16 KANAN SHAKAJ / NOVOSELE, VLORE

17 KLEVES MUJA / RRETHINAT SHKODER

18 KRISTO KAISHI / ALIKO SARANDE

19 LEKE BIBAJ / HAJMEL, SHKODER

20 MARTIN LAZRI / GURI I ZI, SHKODER

21 NDRICIM DUSHKU / BASHKIA RROGOZHINE, RROGOZHINE

22 PELLUMB MILORI / KURVELESH, TEPELENE

23 RRAHMAN DEMAJ / TERTHORE, KUKES

24 SALVADOR KACAJ / SHENGJIN, LEZHE

25 VUKSAN CARDAKU / LLUGAJ, TROPOJE

26 XHEVAHIR BILJA / GREKAN, ELBASAN

27 ZEF DOCI / BALLDREN I RI, LEZHE

LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR, DEKLARIMI “PAS LARGIMIT NGA FUNKSIONI”

28 AGIM QEVANAJ / LEVAN, FIER

29 ANDI MARKU / KOLSH, LEZHE

30 ARBEN CENI / ANA E MALIT, SHKODER

31 ARIF TAFANI / BELSH, ELBASAN

32 ARMOND HALEBI / NJ.BASHKIAKE 9,  TIRANE

33 ASQERI HODA / KURVELESH, TEPELENE

34 BARDHYL PEKA / KRUME, HAS

35 DASHNOR OSMANI / MAMINAS, DURRES

36 EDMOND KOMINO / BASHKIA PERMET PERMET

37 GEZIM HARDOLLI / RRETHINAT, SHKODER

38 GEZIM YLLI / ISHEM, DURRES

39 ISUF FERHATI / RRASE, ELBASAN

40 JAKUP SEFOLLI / FAJZE, HAS

41 KASTRIOT BEGAJ / BASHKIA LIBRAZHD, LIBRAZHD

42 MARK RUCI / BASHKIA RUBIK, RUBIK

43 MUHARREM HOXHA / OTLLAK, BERAT

44 NUREDIN AHMETAJ / BASHKIA B.CURRI,TROPOJE

45 QAMIL HOXHAJ / LLUGAJ, TROPOJE

46 QEMAL RAMA / GREKAN, ELBASAN

47 RRAHIM LALA / MUHUR, DIBER

48 TODI XHUNGA / BUBULLIME, LUSHNJE