NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP publikon deklatata e pasurisë së disa zyrtarëve të lartë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), në kuadër të transparencës institucionale, plotësoi sot kërkesat e medias për publikimin e deklaratës së interesave private të disa zyrtarëve të lartë.

Krahasa detyrimit ligjor, ILDKP e vlerëson këtë moment shumë të rëndësishëm, pasi dëshmon për nivelit e lartë të bashkëpunimit të institucionit me median dhe shoqërinë civile.

Inspektorati i Lartë nxit të gjithë opinionin publik që, pasi të njihet me vetëdeklarimet e zyrtarëve, të ofrojë informacione kur kanë të dhëna se interesat private të zyrtarëve mund të jenë më shumë se sa ato që kanë pasqyruar në formularin e deklarimit të pasurisë.

ILDKP fton të gjithë faktorët e jetës sociale dhe politike shqiptare që të tejkalojë fazën e komentimeve të thjeshta mbi të dhënat e pasurive dhe të jenë aktivë në denoncimin e korrupsionit me fakte konkrete.

Për të krijuar mundësi më të mëdha bashkëpunimi, Inspektorati i Lartë ka vënë në dispozicion të publikut, krahas mjeteve të tjera të komunikimit, edhe numrin pa pagesë 0800-9999.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN