NJOFTIM PËR SHTYP
ILDKP GJOBIT 18 ZYRTARË PËR PROBLEME NË DEKLARIMIN E INTERESAVE PRIVATE
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka vendosur masën administrative “gjobë” për 18 zyrtarë të niveleve të ndryshme, për mosrespektim të kërkesave ligjore për deklarimin e interesave private.
Në përfundim të procesit të deklarimit të interesave private periodike/vjetore, ILDKP ka kryer rakordimet e listës së subjekteve me deklaratat e dorëzuara. Nga veprimet administrative, ka rezultuar se 17 zyrtarë nuk kanë respektuar afatin ligjor për deklarimin e interesave private për vitin 2010. Pas komunikimit shkresor, subjektet nuk mund të justifikonin me arsye të ligjshme vonesën në plotësimin e detyrimit ligjor. Për këtë arsye, Inspektorati i Lartë vendosi gjobitjen e tyre, bazuar në nenin 44/1/c të ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
ILDKP ka aplikuar masën administrative gjobë edhe për 1 zyrtar, për të cilin pas kontrollit të deklaratës së interesave private ka rezultuar se ka shkelur rregullat e deklarimit të pasurisë.
Gjithashtu, Inspektorati i Lartë po përgatit gjobitjen e disa zyrtarëve të tjerë, të cilët nuk i janë përgjigjur në kohë kërkesave për korrigjimin e gabimeve materiale të vërejtura gjatë kontrollit paraprak të deklaratave të interesave private.
Këto masa synojnë ndërgjegjësimin maksimal të zyrtarëve për respektimin e kërkesave ligjore për deklarimin e pasurisë dhe për parandalimin e konfliktit të interesave.
Më poshtë gjendet lista e plotë e zyrtarëve ndaj të cilëve është aplikuar masa administrative:
ZYRTARËT E GJOBITUR PËR ”VONESË NË DEKLARIM”
- Mite Mejdi Kryetar Komuna Pogon, Gjirokastër 25,000 lekë
- Mark Ruci Kryetar Bashkia Rubik, Mirditë 25,000 lekë
- Pilo Toto Kryetar Komuna Brataj, Vlorë 25,000 lekë
- Idajet Zyli Kryetar Komuna Kushovë, Gramsh 25,000 lekë
- Altin Bregasi Kryetar Komuna Selitë, Fier 25,000 lekë
- Hil Priska Kryetar Komuna Katund i Ri, Durrës 25,000 lekë
- BardhiMeli Kryetar Bashkia Patos, Fier 25,000 lekë
- Hakik Gjokola Kryetar Komuna Lurë, Dibër 25,000 lekë
- Muharrem Kurti Kryetar Komuna Rukaj, Dibër 25,000 lekë
- Perparim Shametaj Kryetar Komuna Sevaster, Vlorë 25,000 lekë
- Alvano Murataj Gjyqtar Gjykata e Rrethit Korçë 25,000 lekë
- Klodian Rado Gjyqtar Gjykata e Rrethit Pogradec 25,000 lekë
- Dule Koka Doganier D.Doganave Gjirokastër 25,000 lekë
- Fatbardh Denizi Doganier D.Doganave Gjirokastër 25,000 lekë
- Saimir Dogjani Permbarues D.Përmbarimit Tiranë 25,000 lekë
- Ruben Jonuzi Drejtor Kripa Vlorë, sha 25,000 lekë
- Gjergji Brakaj Drejtor Kripa Vloreë sha 25,000 lekë
ZYRTARËT E GJOBITUR ”PËR SHKELJE TË RREGULLAVE TË DEKLARIMIT”
- Eqerem Shehu Inspektor, D.Tatimeve Durrës 10,000 lekë
______________________________________
Albi SERANI
PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKU