+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP, kallëzim penal për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Mjedisit

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka paraqitur në organin e Prokurorisë kallëzim penal për subjektin Myrvete Pazaj, me funksion Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Myrvete Pazaj dhe të dhënave të siguruara gjatë procesit të kontrollit të plotë, Inspektorati i Lartë kostatoi problemet si:

– Mosdeklarim të ardhurash të kredituar për vlerësimet e pronave të bëra nga subjekti deri në datë 31.12.2009, në kushtet e konfliktit të interesave.

– Deklarim i rremë i shumës prej 64.000 euro si të ardhura të përfituara nga puna  e djalit në Itali.

– Mosdeklarim i krijimit të 33 % të aksioneve në shoqërinë “E.T.M”sha në emër të bashkëshortit.

– Mospërputhje mes vlerës së deklaruar të apartamentit në Rr.”R.Petrela” Tiranë, krahasuar me vleren e konfirmuar nga ZRPP

– Deklarim i rremë dhe mosmbulim me të ardhura dhe burime të ligjshme për blerjen e dyqanit me sip.83.55 m2 në Rr.“R.Petrela”Tiranë.

Në përfundim të kontrollit të plotë dhe hetimit administativ të ushtuar ndaj deklaratave të interesave private të subjektit Myrvete Pazaj, është arritur në përfundimin se subjekti ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë, nuk ka deklaruar interesa private dhe burimet e krijimit të tyre. Me veprimet e saj,  subjekti ka konsumuar elementët e veprës penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nepunësve publikë”, të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Albi SERANI
PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN