+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP gjobit 14 subjekte për mosdeklarim në afat dhe shkelje të ligjit

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka gjobitur 14 zyrtarë të niveleve të ndryshme për mosdeklarim në afat pa shkaqe të arsyeshme ligjore, si edhe për shkelje të rregullave të deklarimit të interesave private.

Inspektorati i Lartë, i cili aktualisht po zhvillon kontrolle në të gjithë institucionet publikë për respektimin e kërkesave ligjore mbi deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave, ka evidentuar dhe ka aplikuar masën administrative “gjobë” për 12 zyrtarë, të cilët nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj për plotësimin e deklaratës “Pas largimit nga funksioni”.

Gjithashtu, ILDKP ka aplikuar masën ndëshkuese “gjobë” për 2 zyrtarë të tjerë, pasi gjatë kontrollit të kryer mbi deklaratat e tyre të interesave private, janë evidentuar shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë.

Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve që mbartin detyrim për deklarim “Periodik/Vjetor” se afati i fundit i dorëzimit të deklaratave është data 31 Mars 2011. Ndaj zyrtarëve që nuk plotësojnë detyrimin ligjor sipas afateve ligjore, do të zbatohen sanksionet përkatëse.

LISTA E ZYRTARËVE TË GJOBITUR

Për shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë

(Neni 41/1/ë, ligj nr.9367, dt.7.4.2005)

1. Mexhi Salliu          Kryetar, Komuna Sinaballaj                       10.000 lekë

2. Gjek Cali                Kryetar, Komuna Balldre                           10.000 lekë

Për vonesa në deklarim, pa arsye ligjore

(Neni 41/1/c, ligj nr.9367, dt.7.4.2005)

1. Julian Ahmeti                   Ish-Përmbarues, Tiranë                               25.000 lekë

2. Laureta Bejkosala                        Ish-Regjistruese, ZRPP Vlorë                    25.000 lekë

3. Ermira Mhilli                    Ish-Përmbaruese, Shkodër                         25.000 lekë

4. Qazim Tepshi                   Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme         25.000 lekë

5. Martin Tusha                    Ish-Përmbarues, Pukë                                 25.000 lekë

6. Ani Dasho                         Ish-Dr. i Përgjithshëm, Min.Financave     25.000 lekë

7. Mehmet Çërraga              Ish-Përmbarues, Elbasan                            25.000 lekë

8. Aida Seseri                        Ish-Drejtoreshë, MPPTT                             25.000 lekë

9. Sami Vrapi                                    Ish-Doganier, Tiranë                                    25.000 lekë

10. Eugen Hoxha                  Ish-Doganier, Bllatë                                     25.000 lekë

11. Ilirjan Beqiraj                  Ish-Doganier, Kakavijë                               25.000 lekë

12. Aleksandër Sallabanda Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme         25.000 Lekë

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN