+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP zhvillon Analizën Vjetore 2010

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) prezantoi rezultatet institucionale për vitin 2010.

Gjatë Analizës Vjetore, Inspektori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, paraqiti në mënyrë të detajuar statistikat mbi proceset e kontrollit të pasurive të zyrtarëve, si edhe për rastet e konfliktit të interesit gjatë ushtrimit të funksioneve publike nga zyrtarët e administratës.

Në vija të përgjithshme, Inspektori i Përgjithshëm vlerësoi punën e stafit të ILDKP gjatë vitit, por gjithashtu vuri theksin edhe në disa probleme, të cilat duhen tejkaluar për periudhën në vijim.

Z. Llalla ripërsëriti edhe njëherë nevojën e amendimit të dy ligjeve mbi të cilët funksionin Inspektorati i Lartë; ligjit nr. 9049, dt. 10.4.2003 dhe ligjit nr. 9367, dt. 7.4.2005, me qëllim forcimin e rolit të institucionit në luftën kundër korrupsionit.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Analiza Vjetore e ILDKP për vitin 2010. Shkarko këtu