+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP merr pjesë në Konferencën “Lufta ndërkombëtare kundër fenomenit të mitmarrjes e çështje të tjera të lidhura me të”, Uashington, SHBA

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), z. Adriatik Llalla, përfaqësoi Shqipërinë në Konferencën “Lufta ndërkombëtare kundër fenomenit të mitmarrjes e çështje të tjera të lidhura me të”, e cila u zhvillua këto ditë nga Banka Botërore, në Uashington, SHBA.

Në këtë aktivitet të nivelit të lartë botëror, janë të pranishëm rreth 120 drejtues të institucioneve homologe, përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit.

Qëllimi i kësaj Konference Ndërkombëtare është diskutimi i çështjeve që lidhen me fenomenin e mitmarrjes dhe çështje të tjera të lidhura me forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e metodave investiguese.

Konferenca, e cila u organizua në mënyrë interaktive nëpërmjet komunikimit të disa “Njësive Task Force Virtuale” të krijuara me pjesëmarrjen e të pranishmëve, paraqiti një Plan Veprimi për krijimin e një Rrjeti Global, duke propozuar  masat që mund të marrë çdo vend, apo komunitet ndërkombëtar, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

Takimi u përshëndet nga President i Bankës Botërore, z. Robert B. Zoellick, si edhe nga z. Paul Volcker, Kryetar i Bordit Ekonomik dhe Këshillimor, pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, z. Barack Obama.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN