+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP kallëzon 7 subjekte për “refuzim për deklarim të pasurisë”

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka kallëzuar penalisht 7 zyrtarë, të cilët kanë refuzuar të dorëzojnë deklaratën e interesave private sipas përcaktimeve ligjore.

Provat shkresore për dy punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, një ish-zv.Ministër dhe katër drejtues të pushtetit vendor, për të cilët është aplikuar fillimisht nga ILDKP masa administrative “gjobë” për “vonesë në deklarim të interesave private”, i janë dërguar organit të Prokurorisë për hetime të mëtejshme, mbështetur në nenin 257/a, paragrafi i parë, sipas të cilit: “Refuzimi për deklarim ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masat administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj”.

Zyrtarët, për të cilët ILDKP ka kërkuar nisjen e procedimit penal, janë:

1. Flamur Hysi                      Zv.Drejtori i Përgjithshëm, D.P. Doganave

2. Adrian Durmishllari        Ish- doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

3. Zamira Sinoimeri             Ish-zv.Ministër i Shëndetësisë

4. Sokol Hodaj                      Kryetar, Komuna Vllahinë, Vlorë

5. Mark Kulla                        Kryetar, Komuna Shosh, Shkodër

6. Bujar Skëndo                    Kryetar, Komuna Buz, Tepelenë

7. Agim Xhaja                       Kryetar, Komuna Përparim, Peqin

 

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN