NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP nis hetim administrativ për deputeten Rajmonda Bulku

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka nisur procedurën e hetimit administrativ për deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Rajmonda Bulku.

ILDKP do të kryejë procedurat e kontrollit, bazuar në të dhëna të publikuara nga media, në të cilën janë hedhur dyshime për situatë me konflikti interesi.

Inspektorati i Lartë vlerëson maksimalisht informacionet mbi situata me konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë, të publikuara në median e shkruar dhe atë vizive, si dhe të dhënat e ofruara nga opinioni i gjerë.

 

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN