NJOFTIM PËR SHTYP
ILDKP nis kontrollin e plotë për Ministren e Integrimit, znj. Majlinda Bregu
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për znj. Majlinda Bregu, me funksion ”Ministër i Integrimit”, nisur nga disa informacione që kanë mbërritur në institucion nëpërmjet numrit pa pagesë 0800-9999.
ILDKP, duke vlerësuar se të dhënat e ofruara përbënin bazë për nisjen e hetimit administrativ, vendosi sot të nisë hetimin e detajuar për interesat private të vetëdeklaruara nga znj. Bregu, si edhe për pasuritë e ”personave të lidhur” me të, sipas kuptimit të ligjit.
Referuar këtij rasti, Inspektorati i Lartë nxit aktivizimin e mëtejshëm të opinionit publik për të ofruar raste të dyshuara për fshehje të pasurisë apo të konfliktit të interesave në radhët e zyrtarëve të administratës publike.
Albi SERANI
_________________________
PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN