NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP nis kontrollin e plotë për deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Vokshi

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për interesat private të vetëdeklaruar nga ana e deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, znj. Albana Vokshi.

Në bazë të informacioneve të publikuara në media, por edhe të dhënave që kanë mbërritur nëpërmjet formave standarte të komunikimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur sot procedurën e hetimit administrativ.

 

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN