NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP nis kontrollin e plotë për Ministrin e Ekonomisë, z. Dritan Prifti

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka nisur procedurën e kontrollit të plotë për interesat private të vetëdeklaruar nga ana e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti.

Pasi është njohur me debatet publike të ditëve të fundit mbi pasurinë e z. Prifti dhe mbi dyshimet që janë ngritur në media, Inspektori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, nxori Urdhërin për nisjen e hetimit administrativ, gjatë të cilit do të verifikohen burimet e krijimit të pasurisë, si edhe nëse ka elementë të konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike nga ana e subjektit me funksion “ministër”, z. Dritan Prifti.

Inspektorati i Lartë, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, u jep prioritet informacioneve të mbërritura në mënyrë publike, për nisjen e procedurave të hetimit administrativ që kryet nga ILDKP, në zbatim të ligjit nr. nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” dhe ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

 

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN