NJOFTIM PËR SHTYP
ILDKP- 3 kallëzime penale për fshehje të pasurisë dhe
15 gjoba për konflikt interesi
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka forcuar ndjeshëm luftën kundër korrupsionit, duke vendosur sanksione për 18 zyrtarë të administratës publike që kanë shkelur ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…” dhe ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave…”.
Gjatë dy muajve të fundit, janë dorëzuar në organin e Prokurorisë kallëzime penale ndaj 3 zyrtarëve, për të cilët është evidentuar fshehje e pasurisë dhe deklarim i rremë. Gjithashtu, Inspektorati i Lartë, në përfundim të hetimit administrativ, ka aplikuar masën administrative ”gjobë” për 15 zyrtarë, të cilët nuk kanë shmangur konfliktin e interesave në afatin e përcaktuar dhe sipas parashikimeve ligjore.
Pjesa më e madhe e zyrtarëve, për të cilët është aplikuar masa shtrënguese nga Inspektorati i Lartë, janë punonjës të administratës doganore dhe tatimore. Dy zyrtarë të kallëzuar penalisht dhe shtatë të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe degëve të saj në rrethe. Ndërsa një zyrtar i kallëzuar penalisht dhe katër të tjerë të gjobitur për konflikt interesi janë pjesë e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Katër zyrtarë të gjobitur për konflikt mes funksionit publik dhe interesave private janë drejtues të pushtetit vendor; një kryetar bashkie dhe një kryetar komune në Jug të Shqipërisë, një kryetar komune në Qarkun e Tiranës dhe një kryetar komune në Qarkun e Shkodrës.
Pas konstatimit nga ana e Inspektoratit të Lartë të situatave me konflikt interesi, 14 prej 15 zyrtarëve të gjobitur me vlerën 100 mijë deri në 200 mijë lekë të reja (sipas përcaktimeve të nenit 44 të ligjit nr.9367, dt.7.4.2005 ”Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”), e kanë zgjidhur konfliktin e interesave, ndërsa rasti i fundit është ende në proces zgjidhjeje.
Inspektorati i Lartë ka përmirësuar teknikat e hetimit administrativ, duke siguruar në këtë mënyrë rezultate më të mëdha në parandalimin e konfliktit të interesave dhe në luftën kundër korrupsionit.
Bashkëngjitur, lista emërore
Albi SERANI
_________________________
PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
LISTA E ZYRTAREVE TE KALLEZUAR PENALISHT
1. Skënder Labinoti Doganier Korçë
2. Përparim Llaha Tatime Tiranë
3. Zana Strati Tatime Tiranë
LISTA E ZYRTAREVE TE GJOBITUR PER KONFLIKT INTERESI
1. Eduart Kaja Doganier D.P.Doganave
2. Enkeleda Kuçi Inspektor D.P.Tatime
3. Klenti Mineu Doganier D.P.Doganave
4. Ylli Kupi Kryetar Komuna Petrelë
5. Adriatik Zotkaj Kryetar Bashkia Poliçan
6. Lorina Mosko Inspektor D.P.Tatime, Vlorë
7. Besard Banushi Inspektor D.P.Tatime, Gjirokastër
8. Endrit Maloku Inspektor D.P.Tatime, Fier
9. Isa Ramaj Kryetar Komuna Qendër, M. e Madhe
10. Ledina Ferko Inspektor D.P.Tatime, Fier
11. Vjollca Dokolli Inspektor D.P.Tatime, Tiranë
12. Halil Cara Doganier D.P.Doganave, Durrës
13. Ylli Muho Kryetar Komuna, Antigone, Gjirokastër
14. Ened Kosova Doganier D.P.Doganave, Kapshticë
15. Denada Kote Inspektor D.P. Tatimeve, Elbasan