NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, takim me përfaqësuesen e ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë, znj. Anna Poggi

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), z. Adriatik Llalla, zhvilloi një takim pune me përfaqësuesen e ambasadës së Republikës së Italisë në Tiranë, znj. Anna Poggi.

Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e institucioneve të specializuara në luftën kundër korrupsionit për forcimin e demokracisë, si edhe për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të teknikave investiguese.

Z. Llalla njohu diplomaten italiane me nismat që ka ndërmarrë ILDKP për zbulimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike shqiptare, si edhe kërkoi mundësinë e bashkëpunimit me strukturat homologe Italiane të specializuara në luftën kundër konfliktit të interesave dhe korrupsionit.

Znj. Poggi, duke vlerësuar nismat e Inspektoratit të Lartë, shprehu gatishmërinë për të kontribuar në forcimin e rolit të ILDKP në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet ofrimit të ekspertizës italiane.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN