+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

Inspektori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, takim me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hasan S ASAN

Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), z. Adriatik Llalla, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Hasan S ASAN, me qëllim forcimin e bashkëpunimit për luftën kundër korrupsionit.

Në takim, z. Llalla i prezantoi diplomatit misionin e Inspektoratit të Lartë në drejtim të parandalimit dhe shmangies së konfliktit të interesave, si edhe hapat e marra deri tani për zbulimin dhe ndëshkimin e elementëve korruptivë në administratën publike.

Z. Llalla shprehu dëshirën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe homologëve të tyre në Turqi, me qëllim përmirësimin e mekanizmave investiguese.

Ambasadori i Turqisë, z. ASAN, shprehu vlerësimet për punën e deritanishme të ILDKP, si edhe siguroi z. Llalla për krijimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me qëllim luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.

Albi SERANI

_________________________

PËRGJEGJËS PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN