NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP-Transparency International Albania,
Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e transparencës

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) dhe Transparency International Albania (TIA) angazhohen për bashkëpunuar ngushtë në evidentimin dhe parandalimin e rasteve të korrupsionit në administratën publike.

Në bazë të Marrëveshjes së Bashkëpunimit, të firmosur sot (19.03.2010), nga Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP, z. Adriatik Llalla dhe Drejtori Ekzekutiv i TIA, z. Lutfi Dervishi, palët bien dakord për “shkëmbimin e informacionit brenda objektit të veprimtarisë së tyre në luftën kundër korrupsionit”.

Në frymën e këtij akti, ILDKP angazhohet të shqyrtojë çdo informacion të referuar nga TIA, brenda juridiksionit dhe kompetencave të tij, si edhe do të krijojë hapësira të nevojshme për përmbushjen dhe realizimin e transparencës në përputhje me objektin e kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa TIA merr përsipër të referojë pranë ILDKP informacionin dhe ankesat e depozituara pranë saj, të cilat lidhen ngushtësisht me objektin e veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë, si edhe të ofrojë kontributin e saj në forcimin e mekanizmave ligjore të ILDKP në luftën kundër korrupsionit e të informojë periodikisht ILDKP mbi indeksin e korrupsionit në rradhët e administratës publike.

Marrëveshja e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në drejtim të realizimit të transparencës dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile