+355 42 228 516 info@hidaa.gov.al

NJOFTIM PËR SHTYP

ILDKP gjobit 11 subjekte për “vonesë në deklarim”

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) vendos masën administrative të dënimit me “gjobë” për 11 subjekte, të cilët nuk kanë përmbushur detyrim për deklarim të interesave private.

Pas rakordimeve të kryera në Regjistrin Themeltar të Subjekteve Deklarues, si edhe pas komunikimit shkresor me institucionet ku ushtrojnë ose kanë ushtruar funksionet e tyre këta zyrtarë, si dhe me vete subjektet, ILDKP ka evidentuar disa raste të mosrespektimit të afateve ligjore për subjekte, të cilët kanë mbartur funksione të ndryshme, si:, ish-deputetë, drejtor drejtorie, punonjës të administratës doganore dhe të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Mosrespektimi i afateve për deklarim të interesave private bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 9367, dt.7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe parashikohet si kundërvajtje administrative nga neni 44/1 gërma “c”, sipas të cilit:“Për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë”;

Masa administrative e vendosur ndaj subjekteve nuk i përjashton nga detyrimi për deklarim të interesave private, pasi, refuzimi për deklarimin në Inspektoratin e Lartë, edhe pas marrjes së kësaj mase administrative përbën “kundërvajtje penale dhe dënohet sipas dispozitave te Kodit Penal”.

Më poshtë gjendet lista e subjekteve, për të cilët Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka vendosur masën administrave “gjobë:

 

Nr. Emër Mbiemër Funksioni Deklarimi Gjoba
1. Rexhep Uka Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
2. Durim Lamaj Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
3. Hajrulla Paturri Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
4. Pashko Ujka Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
5. Diana Çuli Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
6. Ornela Macaj Specialiste D.P.Tatime Pas largimit 20.000 lekë
7. Grid Rroji Drejtor, Këshilli Ministrave Pas largimit 20.000 lekë
8. Eva Nomani Doganiere, D.P.Dogana Pas largimit 20.000 lekë
9. Xhuliana Hysi Doganiere, D.P.Dogana Pas largimit 20.000 lekë
10. Sadik Bica Regjistrues, ZQRPP Pas largimit 20.000 lekë
11. Maliq Xhebra Drejtor, Ministria Mbrojtjes Pas largimit 20.000 lekë